fbpx

Varresot Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Është varrosur Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili vdiq dje derisa ishte në detyrë.

Kryetari i Gjakovë, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë, duke thënë se i dhanë lamtumirën me zemër të rënduar.

“Ai ra në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, duke na kujtuar edhe një herë se heronjtë nuk kërkojnë vëmendje – por veprojnë në heshtje”.

“Pusho në paqe, mik i dashur i qytetit tonë. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve”, tha Gjini.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]