fbpx

Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

nga Revista Kosovarja

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve para pak çastesh atyre iu dha lamtumira e fundit.

T7 ju sjell pamje nga ceremonia e varrimit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]