Iu dha lamtumira e fundit ish- kryeministrit në ekzil në vitet ’90 Bujar Bukoshi, në varrezat në Velani të Prishtinës.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm.
“Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte i tillë. Ishte kryeministër i një populli pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftën çlirimtare. Doktor Bujari ka lënë mbresat më të mira popullit të Kosovës edhe me shërbimin e tij si mjek, por edhe si udhëheqës, si kryeministër”, tha ai.