fbpx

Vazhdimisht ushtrojë dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet gjilanasi

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’Gjilan 12.09.2024-00:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]