Edhe sot vazhdojnë homazhet për aktorin e ndjerë Rasim Thaçi-Cima.
Familja e humoristit, Rasim Thaçi kanë njoftuar se për shkak të rrezikut nga infektimi me COVID-19 kanë vendosur që të mos mbajnë të pamet në shtëpi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të aktorit në Facebook, familja e aktorit të ndjerë njoftojnë po ashtu se homazhet tek Teatri Kombëtar do të vazhdojnë deri të hënën. Homazhet do të bëhen në orën 11:00.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.
Ndryshe, humoristi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë të premten në moshën 71 vjeçare.