fbpx

Vazhdojnë shpërthimet e shok-bombave në Mitrovicën e Veriut

nga Revista Kosovarja

Vazhdojnë të jenë prezente shpërthimet e shok-bombave në Mitrovicën e Veriut.

Edhe të mërkurën mbrëma në Mitrovicën e Veriut u dëgjua një shpërthim që sipas zyrtarëve policorë dyshohet të jetë shok-bombë.

“Shpërthim i ngjashëm si ditëve të mëhershme. Nuk ka pasur dëme materiale e as të plagosur. Shpërthim i mjeteve të zëshme”, deklaroi Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Nga data 10 dhjetor, grupe të serbëve lokalë i barrikaduan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të një ish-polici serb.

Policia e Kosovës arrestoi Dejan Pantiqin, nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjatë kësaj periudhe, përveç të tjerave, u regjistruan edhe së paku pesë incidente ndaj ekipeve të gazetarëve në veri – në mesin e tyre edhe sulme direkte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]