80
Më rastin e vdekjes në moshë të re të Diellza (Demir) Leku nga fshati Baicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Leku.
“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen në moshë të re të Diellza Demir Leku nga fshati Baicë i Komunës së Drenasit. Ne emër të Komunës, familjes Leku ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre ” ka ngushëlluar kryetari Lladrovci familjen Leku.
Diellza vdiq të hënë ndërsa varrimi i saj është pasditen e sotme në vendlindje.