fbpx

“Vdekja s’erdhi si pasojë e aksidentit”- Policia jep detaje të reja për të riun që humbi jetën pas vetaksidentit në autostradën “Arben Xhaferi”

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e 26-vjeçarit, Ideal Halabakut, i cili u vetaksidentua dhe ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit, shkruan Insajderi.

PK’ja ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Njoftimi i plotë:

Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

“Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

 

Vdes tragjikisht në një aksident rrugor i riu nga Pozherani i Vitisë

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]