153
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Viktima është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij, ndërsa Policia nuk ka dhënë më shumë detaje.
Rasti shkon nën hetime.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim e PK-së.