fbpx

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri: Burri gjendet i shtrirë në një depo, pranë ishte një revole

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë në Vushtrri. Në një depo është gjetur pa shenja jete viktima mashkull dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË: Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]