Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes aktorja amerikane në moshën 84-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Aktorja e Hollivudit, Stella Stevens, e cila ka aktruar bashkë me Elvis Presley-n në filmin “Girls! Girls! Girls” dhe me Jerry Lewis në filmin “The Nutty Professor” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e saj.

Djali i aktores së njohur tha se ajo kishte kohë që ishte në azil për shkak të problemeve me sëmundjen e Alzeimerit. Stevens do të mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktorja punoi edhe në televizion në disa seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum P.I”.

“Ishte një nder dhe një privilegj që të punoja me Stella-n, e cila ishte një prej njerëzve më të mrekullueshëm dhe më të talentuar”, tha mikja dhe menaxherja e saj njëkohësisht, Maria Calabrese.

Stevens lindi në vitin 1938 në Yazoo në Mississippi. Në moshën 16 vjeçare ajo u martua me elektricistin Noble Herman Stevens. Me të lindi të vetmin djalin e vetëm që ka, Andrew.

Dy vite më vonë, ajo u divorcua dhe nisi të modelojë e aktrojë. Më pas nënshkroi një kontratë me 20th Century Fox pasi këta të fundit e zbuluan teksa performonte në kolegjin e saj në Memphis, Tennessee. Më pas u hoq nga puna në studio, por nënshkroi një kontratë të re me Paramount.

Stevens fitoi një Golden Globe në filmin e saj të parë “Say One for Me” në vitin 1959.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]