fbpx

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Edhe një e ka humbur betejën me koronavirusin në Kosovë.

Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka bërë të ditur se sot ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, (1968) nga komuna e Istogut.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Ndryshe, kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë me Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]