fbpx

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Një grua rreth moshës 60-vjeçare nga Banja e Malishevës ka vdekur sot si pasojë e gjendjes së rënduar nga COVID-19.

KALLXO.com merr vesh se gruaja ka vdekur sot në Klinikën Infektive në QKUK.

Viktima ka pasur edhe një numër të konsideruar të sëmundjeve shoqëruese.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]