fbpx

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Edi Rama i ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ai ka publikuar një foto të një pëllumbi i cili fluturon mbi një xhami dhe shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin!

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin dhe festohet anembanë botës nga të gjithë besimtarët myslimanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]