fbpx

Ishte në komë për 39 vjet, vdes futbollisti për shkak të një gabimi të anesteziologut

nga Revista Kosovarja

Futbollisti, Jean-Pierre Adams ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Ai që 39 vjet ishte në gjendje kome.

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Francës ka vdekur sot në Spotalin e Nimes, raporton, L’Equipe.

Ai ka qenë në gjendje kome që nga viti 1982. Në këtë gjendje kishte ardhur për shkak të një gabimi të anesteziologut deri sa po operohej për shkak se kishte këputur ligamentin e këmbës.

Anestezioni që i ishte dhënë supozohej që ta zgjonte atë pas disa orësh, por ai nuk u zgjua kurrë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]