58
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar 23-vjeçar me inicialet E.B.
Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook./Sinjali