Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur gjinekologu i njohur kosovar, Sejdullah Hoxha, njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Një gjë të tillë e kanë njoftuar familjarët e tij nëpërmjet ‘Facebook’-ut.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Në 2002 ai përfundoi doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 punoi si drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së. Gjinekologu Hoxha mbetet një nga doktorët e nderuar në Kosovë përgjatë vitesh.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]