fbpx

Vdes ish-luftëtari i madh i Koshares, kishte mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve të luftës

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë luftëtari i madh i Betejës së Koshares, Lumni Gashi. Lajmin e ka dhënë ish-komandanti i kësaj zone, Rrustem Berisha.

“Me pikëllim të madh, sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Lumni Gashi.
Lumniu, i plagosur në Betejën e Koshares, ai kaloi mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve.
Lumniu ishte djalë trim, i vendosur, shum i dashur me shokët dhe luftëtar i dalluar në njësinë e topave në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftetarët e Koshares.
Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari.
Pusho në paqe trim Lumni” shkruan Berisha në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]