fbpx

Vdes këngëtari shqiptar, Ismet Bogujevci

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme (e enjte) ka ndërruar jetë këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai tutje ka njoftuar se për detaje të varrimit familja do të iu njoftojë me kohë.

https://www.facebook.com/rigon.bogujevci/posts/10227342287642316

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Ismeti ndërkohë ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.

I njëjti ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime.

“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]