Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes lehona 27 vjeçe nga Kumanova – ishte e infektuar me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Një grua lehonë 27 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ishe e prekur me koronavirus.

Mbi artikull

Vdekjen e saj e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkroi në profilin e tij në facebook, ministri i shëndetësie, Venko Filipçe.

Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]