fbpx

Vdes në burg aktori 33-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Ylli i “Married at First Sight”-it, Andrew Jury, ka ndërruar jetë.

Gjatë fundjavës u zbulua se ai kishte vdekur në moshën 33-vjeçare.

Tani babai i tij ka konfirmuar se ish-ylli televiziv ishte në burg kur vdiq. Roy Jury tha se djali i tij ishte në paraburgim brenda Mt Eden Corrections Facility.

Roy shtoi se djali i tij ishte arrestuar, më 2 prill dhe u kishte thënë të afërmve të tij se po “luftonte” në burg.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi lajmin për vdekje.

“Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe i është referuar mjekësisë ligjore”, tha policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]