fbpx

Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]