fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vdes në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për muzikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka, i cili shkruan: “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”.

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.

Në vitin 1963 Krajka fillon studimet për teori e kompozicion dhe i përfundon ato në vitin 1968. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1960 filloi punë në Ansamblin e Ushtrisë ku punoi 2 vjet. Në vitet 1962-1964 kalon në Radio Tirana si fizarmonicist dhe drejtues i kompleksit të vogël instrumental.

Viti 1964 e gjen pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime.

Agim Krajka ka shkruar një cikël me përpunime këngësh popullore për kanto e piano, uverturë rinore, romancë për violinë e orkestër simfonike , suitë me valle popullore për orkestër simfonike etj.

Muzikën e filmave “Çifti i lumtur”, Zonja nga qyteti”, “Zonja nga fsahti”, Njësiti Gueril” etj.
Muzikë skenike të baletit me një akt “Duarartët vigjëlentë” ekzekutuar nga TKOB në vitin 1981
Përveç këtyre punimeve të mësipërme ka lëvruar mjaft motive vallesh të cilat janë nderuar edhe me çmime të para si: vallja e Librazhdit, vallja e Tiranës, vallja çame etj.
Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra e medalje dhe mban titullin: Mjeshtër i Madh”.


Etiketa: Agim KrajkaKompozitorNdahet nga jeta

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Labi e Qendresa me ngjyrë të njëjtë të flokëve

29 minuta më parë
Showbiz

Kuptohet se pse Rita Ora duket kaq bukur

44 minuta më parë
Showbiz

Ja pse Megan dhe Harry nuk duan që vajzës së tyre t’ia ripërtrijnë emrin e gjyshës Diana

59 minuta më parë
Showbiz

Engjëllushë Salihu bën ndryshim drastik në pamje

1 orë më parë
Showbiz

Ledri e shikon këtë femër të zhveshur në prani të Sarës

2 orë më parë
Showbiz

E habitshme: Konkurrenti në “Big Brother” Serbia këndon shqip

3 orë më parë
Postimi tjetër

Këngëtarja e njohur tregon linjat seksi me bikini

Pse gratë dikur ecnin pas burrave?!

Ja si duket Shyhrete Behluli kur delë në kafe me Engjin

TË FUNDIT

Besnik Tahiri: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

24 minuta më parë

Labi e Qendresa me ngjyrë të njëjtë të flokëve

29 minuta më parë

Kuptohet se pse Rita Ora duket kaq bukur

44 minuta më parë

Ja pse Megan dhe Harry nuk duan që vajzës së tyre t’ia ripërtrijnë emrin e gjyshës Diana

59 minuta më parë

Këto janë llojet më të shëndetshme të llojeve arabe

1 orë më parë

Ky është vendimi që mori gjykata për policin që dyshohet se sulmoi seksualisht 15-vjeçaren për pesë muaj

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Këto shenja tregoni se keni mungesë të vitaminës C

Rama kujton Hashim Thaçin në Kukës: Më mungon vëllai im…

Kujdes mbi këto situata, disa e prishin agjërimin e disa të tjera jo!

Hajt bre çka po ankohesh! Nuk po t’vjen i pimë n’shpi, s’po shkon me gra tjera..

“Me mjekërr e kursimtar” ky është tipi i mashkullit që duan femrat

Gjermania paralajmëron izolim të rreptë nga nesër

A mund të bëni ushtrime si Xhensila?

Qofte shtëpie me lulelakër për vegjetarianët

Anhedonia, arsyeja pse disa njerëz s’mund të jenë të lumtur

Prof.Dr Shemsedin Dreshaj sonte në “RTV 21” flet hapur për mjeksinë, pandeminë dhe politikën

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci