fbpx

Vdes në spital një i burgosur

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. H, viti i lindjes 1935.

I burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

“M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK.

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”, njofton SHKK.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, përfundon njoftimi i tyre

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]