fbpx

Vdes në vendin e punës, vëllai i ish-ministrit kosovar

nga Revista Kosovarja

Ish-ministri dhe ish-kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ramizi në vendin e tij të punës.

Vehapi ka thënë se vëllai i tij për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër.

“Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human”, ka shkruar Vehapi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]