fbpx

Vdes nga Covid-19 ish-kryetari i SBAShK-ut

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. Ai ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.

Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.

Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin./eo/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]