Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes nga koronavirusi aktori i njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti të mirënjohur shqiptar, aktorit Fatmir Xhelilaj. Aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit është shuar në moshën 69-vjeçare.

Mbi artikull

Për ndarjen nga jeta të Xhelilajt ka reaguar edhe zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi, ku në një postim në Facebook shkruan se aktori ka humbur jetën nga Covid dhe një sëmundje tjetër shoqëruese.

Postimi i ministrit:

“Te dashur miqte e mi,
Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xhelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!
Eshte nje dhimbje shpirti dhe nje vuajtje e vertete kur qytetit tone i shuhen njerez si Fatmiri qe i kane dhene nder vite gaz e kuptimplotshmeri jetes tone, shpirtit dhe zemres se qytetit!
Do mungoje nje familjar i rralle, nje gjysh e baba i mrekullueshem, nje fqinj prej mjalti dhe nje buzeqeshje e ndjere e diteve tona!
I shpreh mirenjohjen mjekeve te infektivit per perpjekjet e palodhura per ta shpetuar Fatmirin tone dhe durimin per tiu pergjigjur interesimit tone e te familjes! Fatmir, te perulemi per cka i dhe jetes se te tjereve!”

Moneytizer Paragrafi 4

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]