fbpx

Vdes një burrë në Klinë, dyshohet se vdekja është shkaktuar nga plagët e armës së gjuetisë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e gjuetisë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardh nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.

Ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]