fbpx

Vdes një person në Bërnicë të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë personi i cili kishte mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Indeksonline ka raportuar pak më parë lidhur me rastin, ndërsa vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Para pak çastesh, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”, u tha nga Zyra e Informimit.

Rreth orës 19:30 ekipet emergjente ishin njoftuar lidhur me rastin dhe me të pranuar informatën kishin arritur në vendin e ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]