fbpx

Vdes një person në një aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person.

Sipas Policisë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të ndjerit.

“Rr. Nacionale Podujevë-Prishtinë 14.05.2021 – 12:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjer. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]