fbpx

Vdes një person në Prishtinë derisa ishte duke ecur

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës bën të ditur për një rast në Prishtinë, ku një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke ecur në rrugë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën rreth orës 11:28.

“Një mashkull kosovar ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij, ankuesin kosovar”, thuhet në raport.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]