fbpx

Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 29.06.2021 ─ 01:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]