Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një zvicran pasi mori vaksinën anti Covid

nga Revista Kosovarja

Një person nga Zvicera i cili ishtë ndër personat e parë në atë vend që u vaksinua kundër Covid-19 ka humbur jetën.

Mbi artikull

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët në kantonin e Lucernit, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinimin apo jo.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha zëdhënësi, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zviceran të ilaçeve Swissmedic.

Vaksinat COVID-19 në Zvicër kishin filluar nga Lucerni javën e kaluar. Një dozë e vaksinës Pfizer-BioNTech në fillim iu dha të moshuarve.

Moneytizer Paragrafi 4

Deri më tani Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine dhe pret që të marrë 250,000 të tjera në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Zvicra deri tani ka regjistruar 442,481 raste të virusit dhe 7,493 vdekje.

Vendi ka raportuar gjithashtu pesë raste të variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy të variantit të Afrikës së Jugut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]