Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Komoran të Drenasit.
Burime të Gazetës Sinjali kanë mësuar se njëri nga të lënduarit nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta.
“Ju informoj se me 31.05.2020 rreth orës 17:10 në Komoran rruga e Carraleves, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të perfshira kanë qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lenduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me gjendjen e të lënduarve ju referoheni autoriteteve shëndetësore apo QKUK-së”, ka thënë Hoxha.