fbpx

Vdes një person nga aksidenti i rëndë në Gadime të Lipjanit

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]