fbpx

Vdes pacienti në QKUK, pasi u lëndua duke prerë dru në mal

nga Revista Kosovarja

Një person ka ndërruar jetë pas lëndimeve të cilat mori gjatë kohës sa ishte duke prerë dru në mal.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima derisa ishte duke prerë dru në mal është lënduar. I njëjti është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Tërrnovicë e Epërme në Podujevë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]