fbpx

Vdes pas një jave në kujdes intensiv kosovarja që dyshohet se u rrah nga burri në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Kosovarja F.B ka vdekur në Zvicër, pas një jave në kujdesin intensiv, shkruan media zvicerane ’20 minuten’.

Më 12 mars, dyshohet se ndodhi një konfilikt mes çiftit N.B dhe F.B që përfundoi me dhunë fizike.

Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.

Burri 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.

Sipas Zyrës së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.

Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen, ngase ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]