fbpx

Vdes personi që u lëndua me paragllajd në Istog

nga Revista Kosovarja

Një person në fshatin Sine të Istogut, kishte pësuar lëndime pasiqë ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës.

Tutje, në konfirmim thuhet se policia në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar rreth orës 10:48.

Por, tashmë po raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij për Klan Kosovën e ka bërë të ditur Ejup Govori nga Klinika Emergjente në QKUK.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]