fbpx

Vdes prezantuesja e njohur, kunata e Will Smithit

nga Revista Kosovarja

Ish-vizionarja, prezantuesja dhe gazetarja e MTV-së, Ananda Lewis, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një beteje disavjeçare me kancerin e gjirit.

Lajmi u konfirmua nga motra e saj Lakshmi Emory, në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ananda ishte e martuar me Harry Smith, vëllain e Will Smith, me të cilin ka një djalë, Langston.

Lewis ka jetuar me kancerin e gjirit gjatë viteve të fundit. Ajo tregoi për herë të parë se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazën 3 në vitin 2020.

Në postimin e saj në atë kohë, ajo i inkurajoi ndjekësit e saj të bënin mamografi pasi zbuloi se kishte anashkaluar kontrollet për shkak të frikës nga rrezatimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]