fbpx

Ndërron jetë njeriu i pushkës dhe i penës, profesor Dr. Sabahajdin Cena

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur sot Prof.Dr.Sabahajdin Cena. Lajmin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi duke thënë se emri i tij do të gdhendet me shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.

Postimi i kryetarit Latifi:

Iku në amshim Profesor Sabahajdin Cena.

Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë. Ai “i lau e i kjau” dëshmorët e Atdheut, këndoi e shkroi për bëmat e lavdinë dhe i gdhendi emrat e tyre në gurë; maleve, fushave e skaj rrugëve të atdheut. I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye.

Prof. Dr. Sabahajdin Cena u bë një me luftën çlirimtare duke u bërë kronisti i kësaj historie të lavdishme në trojet shqiptare e më gjerë. Emri i tij do të gdhendet me shronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.

Lavdi e nderim për njeriun e pushkës e të penës, profesor Dr. Sabahajdin Cena!

Ngushëllime familjes së ngushtë, farefisit, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e Prof. Dr. Sabahajdin Cena!

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/719861592833219

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]