fbpx

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur profesori dhe intelektuali nga Peja, Prof.Dr. Zejnullah Gruda.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afër.

Po ashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri tha se Gruda ishte njëri ndër profesorët pejanë më të shquar.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda”, shkroi ai në Facebook.

Guda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta. Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.

Ai po ashtu ka qenë prej shumë vitesh profesor i rregullt universitar.

Gruda ka qenë anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/283635676453508

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]