fbpx

Vdes profesori Qerim Rexhaj

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari politik nga Istogu, Qerim Rexhaj.

Rexhaj, i cili shërbeu si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje për disa vite me radhë, ka vdekur të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj”, tha LVV-ja, Qendra në Istog.

Profesori Qerim Rexhaj, më parë ishte pjesë e Kryesisë së Qendrës së LVV-së në Istog.

Së fundmi, ai shërbente si asamblist në Kuvendin Komunal të Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

https://www.facebook.com/levizjavetevendosjeistog/posts/608646511440526?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]