fbpx

Vdesin dy pacientë me koronavirus në spitalin e Ferizajt

nga Revista Kosovarja

Kanë vdekur dy pacientë me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

“Po kanë vdekur dy pacientë që ishin me Covid-19”, ka thënë Zeqiri.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin ton ka shkuar në 114. Vetëm dje janë shënuar katër viktima nga Covid-19.

Ndërkohë sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me koronavirus dhe 92 të tjerë janë shëruar. Ndërsa në Ferizaj janë konfirmuar dy raste të reja me Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]