Ka vdekur gazetari Arton Turkaj, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që ka shprehur ngushëllime.
Turkaj ishte autor dhe moderator i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina dhe TV Zëri.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj. Ai njihej si autor e moderator i emisionit “Babë e Bir”, në Radio Prishtina e TV Zëri. Turkaj ka vdekur në moshë të re, pas një infarkti. Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve e komunitetit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga AGK-ja.