fbpx

Vdiq në moshën 77-vjeçare regjisori i njohur

nga Revista Kosovarja

Skenaristi dhe regjisori britanik, Terence Davies, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, raportoi të dielën BBC-ja.

Davies, i cili njihet për filmin “Distant Voices, Still Lives”, vdiq në shtëpinë e tij pas një sëmundjeje të shkurtër, ka konfirmuar menaxheri i tij në një deklaratë.

I lindur dhe i rritur në Liverpool, puna e tij shpesh ka paraqitur elemente autobiografike.

Davies punoi si nëpunës në një zyrë transporti dhe kontabilist në një firmë kontabiliteti për 10 vjet përpara se të regjistrohej në shkollën e dramës në Coventry më 1973.

Ai fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Kritikës në Cannes për “Distant Voices, Still Lives”, film i bazuar në kujtimet e tij gjatë jetesës në Liverpool përgjatë viteve 1940 dhe 1950.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]