fbpx

Veç po i ndërron, por cili fustan po i rri më mirë Kejvinës?

nga Revista Kosovarja

Modelja shqiptare arrin të jetë pjesë e mediave rozë fal fotosesioneve të shumta që publikon në rrjete sociale.

Kejvina Kthella reklamon fustane të ndryshme derisa i theksojnë edhe tiparet e formësuara trupore.

Së fundi, ka realizuar një fotosesion në Kështjellën e Rozafatit në Shkodër.

Modelja, ka shfrytëzuar profilin e saj zyrtar në Instagram duke publikuar fotografi veshur me fustane me ngjyra të ndryshme.

Në njërin imazh, Kejvina shihet me fustan ngjyrë vjollce i dizajnuar me gur i cili ka një dekolte të hapur në pjesën e sipërme të gjoksit.

Fotografia tjetër e modeles është e realizuar me një fustan ngjyrë të kuqe përzier me ngjyrë të zezë derisa ka marrë një pozë plot stil në natyrë.

Disa fotografi tjera që Kejvina i ka ndarë me ndjekësit paraqesin një veshje krejtësisht tjetër.

Një fustan i dekoruar me gur dhe thek e cila e ka kombinuar me vathë argjendi.Theksojmë se e veçanta e fotosesionit të modeles është se është shfaqur vetëm me një stil flokësh të kapura në pjesën e poshtme të kokës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]