fbpx

Vedat Bajrami flet për ndarjen e “Stupcave”

nga Revista Kosovarja

Ndarja e grupit “Stupcat” bëri bujë të madhe në publik duke qenë se ishin shumë të pëlqyer nga publiku.

Së fundmi, Vedati në një bisedë me Fis Junikun në BBVK ka dhënë disa detaje për ndarjen e tyre.

Ai thekson se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në YouTube.

“Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, vazhdoi më tej artisti.

Në BBVK, Vedati duhet theksuar se është njëri nga banorët pretendent për të fituar këtë edicion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]