fbpx

Vedat Bajrami i kundërpërgjigjet producentit të njohur, por hesht ndaj akuzave të kolegut të tij Osman Azemit

nga Revista Kosovarja

Vedat Bajrami ka qenë kryetemë ditëve të fundit.

Fillimisht pasi kolegu i tij Osman Azemi ia mohoi lajmin se ‘’Stupcat’’ po kthehen duke thënë se ai nuk do t’i bashkohet e pastaj duke e akuzuar për një shumë të majme parash rreth 155 mijë euro.

Pas publikimit të këtyre lajmeve, akuzave ndaj Bajramit iu bashkua edhe producenti i njohur Emrush Thaçi.

E teksa Vedati heshti për akuzat e Azemit, ai iu ka përgjigjur Thaçit, duke e akuzuar për shkelje të rëndë.

“Ai është një person i cili e ka bërë një shkelje të rëndë para shumë viteve, një keqpërdorim, një falsifikim të dokumenteve dhe lënda është akoma e pa kryer e tash normal njerëzit e qojnë kryt, mundohen me gjujt shkelma por sme le përshtypje kjo”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]