Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Vedat Bajrami, feston sot 45-vjetorin e lindjes. I lindur në vitin 1980, Vedati ka qenë për më shumë se dy dekada një prej figurave më të spikatura të humorit në trojet shqiptare.
Ai është bërë sinonim i të qeshurave për breza të tërë.
Shumëkush e mban mend nga skeçet satirike me batuta që tashmë janë bërë pjesë e kulturës popullore, por gjithashtu edhe nga rolet në filma e seriale ku ka spikatur me natyrshmërinë dhe sharmin që e karakterizon.
Vedati nuk është vetëm aktor, por edhe një tregimtar i jashtëzakonshëm i realitetit përmes humorit. Ai di të luajë me temat sociale e politike, gjithmonë pa i humbur eleganca dhe respekti ndaj publikut.
Për ditëlindjen e tij, urimet kanë qenë të shumta. Një ndër to ishte edhe ai i Brunos, ish-banori të BBVK, i cili ndau një kujtim nga shtëpia dhe shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen! Gëzime dhe plot harmoni! Qofsh gjithmonë i lumtur, shok i mirë!”
Shumë urime Vedat!