Ndër përplasjet më voluminoze të mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova ishte padyshim edhe ajo mes Xhulit dhe Vedatit.
Pasi Xhuli e akuzoi Vedatin se po tregon “historinë e tij të ikjes nga Kosova në luftë me shumë krenari”, ky i fundit ka reaguar ashpër duke e quajtur konkurrenten “femër me tru peshku”.
“Mua më vjen keq që Xhylija nuk e din se çfarë po flet, se din as konceptin se çfarë ka ndodhur në Kosovë, se dinë se çfarë është spastrimi etnik në Bllacë. Më vjen keq për trurin që e ka me ‘foldera’, të mbyllur, s’pres ndonjë lloj komenti prej saj, sepse e ka trurin e peshkut”, i ka thënë Vedati pos tjerash Xhulit.